Haxhiu kujton grevën e minatorëve: Ishte kushtrim qytetar e kombëtar
BKT
Lajme

Haxhiu kujton grevën e minatorëve: Ishte kushtrim qytetar e kombëtar

Valmira Saraçi|RTKlive

Kryetarja e Kuvendit ë Kosovës, Albulena Haxhiu ka kujtuar 37 vjetorin e grevës së minatorëve të Trepçës. Kryeparlamentarja e quajti këtë si një prej kapitujve më të fuqishëm të historisë.

“Greva e minatorëve nuk ishte veç një akt sindikal, por një kushtrim qytetar dhe kombëtar. Sakrifica e tyre u kthye në pikë kthese historike duke paralajmëruar fundin e një sistemi shtypës dhe duke forcuar themelet e rrugëtimit tonë drejt Republikës. Sot duke i kujtuar ata ne nuk rikthejmë jo vetëm një ngjarje, por ripërtërijmë zotimin për ta mbrojtur e fuqizuar shtetin tonë çdo ditë”, tha Haxhiu në nisje të seancës.

Tutje, në shënimin e Ditës Botërore të Drejtësisë Sociale, Haxhiu tha se nderon të gjithë ata e ato që punojnë çdo ditë për të sjellë më shumë drejtësi në shoqëri, që luftojnë kundër varfërisë, përjashtimit, pabarazisë gjinore e papunësisë dhe që angazhohen të mbrojnë të drejta te njeriut.

 

 


MË SHUME NGA Lajme