PDK-ja s’e mbështet buxhetin, i tërheq 32 amendamentet e propozuara
BKT
Lajme

PDK-ja s’e mbështet buxhetin, i tërheq 32 amendamentet e propozuara

Valbona Thaçi / RTKLive

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, në fjalën e tij në seancën për leximin e dytë të buxhetit për vitin 2026 ka thënë se PDK nuk e mbështet dhe se i tërheq amendamentet.

Tahiri përmendi që as amandamenti i tyre për mbështetje financiare ndaj ish-krerëve të UÇK-së nuk mori votat e mjaftueshme për t’u futur në këtë buxhet.

“Partia Demokratike e Kosovës edhe në kuvendin paraprak i ka dhënë vërejtjet e veta, në kuptimin profesional, teknik po edhe reflektime të nevojave që i ka pasur buxheti. Ne kemi pritur që brenda dy leximeve ka me pasur reflektim dhe ndryshime pozitive që me u reflektua dhe me u avancu në aspekt profesional buxheti, përtej saj deputetët e PDK-së me shumë përgjegjësi, me shumë profesionalizëm dukë patur nevojat e qytetarëve përmes amendamenteve gjithsej 32 i kanë propozuar në komisionin për buxhet në komision nuk është që kanë gjetur vullnet dhe mbështetje amendamentet që i kanë trajtu temat dhe që janë çështjet jetike shumë të nevojshme, shumë të rëndësishme edhe për institucionet edhe për shtetin, gjithashtu edhe amendamenti për rritjen shtesë të mbështetjes financiare çlirimtarët në Hagë nuk është që ka gjetur mbështetje prandaj ne të gjithë deputetët e PDK-së i tërheqim të gjitha amendamentet dhe nuk e mbështesin këtë buxhet”, tha Tahiri.


MË SHUME NGA Lajme