Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen tre persona
BKT
foto arkiv|RTKlive
Lajme

Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen tre persona

Afet Bela|RTKlive

Tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve në rrugën Prishtinë –Gjilan. Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për RTKlive se aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:40.

"Sot rreth orës 09:40, në rrugën Prishtinë -Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal", tha ajo.


MË SHUME NGA Lajme