Policia ka ndarë 2021 gjoba trafiku brenda 24 orëve
BKT
Lajme

Policia ka ndarë 2021 gjoba trafiku brenda 24 orëve

Blerim Halimi | RTKlive

Policia e Kosovës ka publikuar raportin me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas këtij raporti, në këtë periudhë nuk ka pasur asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 19 aksidente me të lënduar dhe 22 aksidente me dëme materiale.

Ndërkaq, për shkelësit e rregullave në komunikacion, policia ka shqiptuar gjithsej 2021 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 17 persona, prej të cilëve 9 i ka dërguar në mbajtje dhe 1 person në ndalim policor.
 


MË SHUME NGA Lajme