17:04 / 22.02.2026
Presidentja Vjosa Osmani uron Shën Luçinë për Ditën e Pavarësisë
RTKLive
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka dërguar urime të përzemërta Guvernatorit të Përgjithshëm të Shën Luçisë, Cyril Errol Melchiades Charles, dhe popullit të këtij vendi me rastin e Ditës së Pavarësisë.
Në mesazhin e saj, Osmani ka uruar përparim dhe prosperitet të vazhdueshëm, duke riafirmuar angazhimin për forcimin e lidhjeve mes Kosovës dhe Shën Luçisë.























