09:37 / 24.02.2026
‘Thashethemet’ ngjiten së shpejti në skenën e Gjakovës
Kimete Kasumi/ RTKlive
Teatri i Qytetit “Hadi Shehu” ka njoftuar se së shpejti do ta sjellë për publikun shfaqjen më të re, komedinë “Thashethemet”, e cila do të vihet në skenë nën regjinë e Besim Ugzmajli.
E bazuar në veprën e Neil Simon, shfaqja trajton me humor dhe ritëm situata që publiku i njeh mirë, duke sjellë në qendër fuqinë dhe pasojat e fjalëve që qarkullojnë nga njëri tek tjetri.
Në role interpretojnë Arbies Komoni, Altina Kusari, Besfort Berberi, Edmund Hafizademi, Edi Gjakova, Elida Shasivari, Ulera Pylla, Vlora Dervishi dhe Ylber Mehmeti.























