11:05 / 25.02.2026
Bujar Shala boton librin e tij të gjashtë ‘Përtej emrit që ma vunë’
Shqipe Gashi|RTKlive
Autori Bujar Shala ka botuar librin e tij të gjashtë, të titulluar “Përtej emrit që ma vunë”.
Libri është një roman që flet për paragjykimet në shoqërinë tonë dhe realitetin me të cilin përballemi çdo ditë. Në këtë kohë, kur njerëzit ndeshen me sfida të ndryshme jetësore, Shala para lexuesit zbërthen elementet të cilat jo vetëm që krijojnë një mozaik për këtë temë, por edhe japin mesazh për këtë problem.
Ky libër, në planin narrativ, është shkruar në vetën e parë, duke e orientuar lexuesin drejt një këndvështrimi intim, ku ngjarjet filtrohen përmes vetëdijes së një vajze. Ky është libri i gjashtë i autorit Shala, duke e përforcuar më tej zërin e tij në letërsinë bashkëkohore shqipe.























