Takohen Kurti e Antonini, flasin për zhvillimet politike
BKT
Lajme

Takohen Kurti e Antonini, flasin për zhvillimet politike

Valmira Saraçi|RTKlive

Zhvillimet aktuale politike, kanë qenë temë diskutimi mes kryeministrit, Albin Kurti dhe ambasadorit italian, Maurizio Antonini.

Zyra e kryeministrit thotë se të dyja palët palët shprehën vullnetin për avancimin e partneritetit dhe forcimin e lidhjeve institucionale.

“Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale politike në vend, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fushat e biznesit, kulturës dhe drejtësisë. Të dy palët shprehën vullnetin për avancimin e partneritetit dypalësh dhe forcimin e lidhjeve institucionale në interes të qytetarëve të të dy vendeve”, bën të ditur njoftimi i Qeverisë.

Ekzekutivi thotë se Kurti nga diplomati italian mori urime për mandatin e ri derisa thuhet të ketë  riafirmuar përkrahjen e Italisë për Kosovën dhe përkushtimin për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy vendeve.

 


MË SHUME NGA Lajme