Promovohet sot në Prishtinë monografia “Idromeno Kostumografia”
BKT
Kulturë

Promovohet sot në Prishtinë monografia “Idromeno Kostumografia”

Shqipe Gashi|RTKlive

Sot, duke filluar nga ora 12:00, në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës do të promovohet monografia “Idromeno Kostumografia”, me autore Merita Toçila.

Libri sjell një këndvështrim të ri mbi veprën e artistit të madh Kolë Idromeno me fokus te trashëgimia e tij në fushën e kostumografisë.

Monografia vlerësohet si një kontribut i rëndësishëm në studimet mbi artin dhe historinë e kostumografisë shqiptare duke hapur një hapësirë të re kërkimi për studiuesit dhe brezat që do të vijnë.


MË SHUME NGA Kulturë