20:52 / 28.02.2026
Rrahmani sërish gjen rrugën e golit, i nënti në Çeki
Fatmir Bytyqi/RTKLive
Sulmuesi kosovar Albion Rrahmani po vazhdon formën e tij të shkëlqyer me AC Sparta Prague në kampionatin çek.
Rrahmani kontribuoi në fitoren bindëse 5-2 ndaj FC Baník Ostrava, duke realizuar nga pika e bardhë për të vulosur rezultatin përfundimtar të takimit.
Me këtë gol, sulmuesi arrin kuotën e 9 realizimeve dhe 2 asistimeve këtë sezon, duke u konfirmuar si një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës së tij.
Forma e qëndrueshme dhe saktësia nga penalltia tregojnë se Rrahmani po kalon një sezon shumë pozitiv në Çeki, duke rritur ndikimin e tij në lojën e Spartës.























