Rexhepi në Pragë në konferencë për komunikimin gjyqësor me media
Valmira Saraçi|RTKlive
Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi, ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Komunikimi gjyqësor me median dhe publikun: Pavarësia gjyqësore, sundimi i ligjit dhe besimi i publikut”, e cila u mbajt në Pragë të Çekisë.
Në njoftimin e Gjykatës Supreme thyuhet se kjo konferencë e nivelit të lartë, mblodhi bashkë përfaqësues të gjyqësorit dhe gjyqtarë nga rreth 20 vende të Evropës Qendrore dhe Lindore, me qëllim shkëmbimin e përvojave dhe diskutimin e rolit të komunikimit të gjykatave me publikun dhe mediat.
“Në kuadër të programit dyditor, konferenca përfshiu sesione plenare, panele diskutimi dhe prezantime nga përfaqësues të gjykatave të larta, institucioneve ndërkombëtare dhe ekspertë të komunikimit gjyqësor, përfshirë edhe përfaqësues nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe gjyqtarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftim.























