15:04 / 02.03.2026
Gegë Lleshi emërohet zëvendësministër i parë në Ministrinë e Mbrojtjes
Kimete Kasumi/ RTKlive
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Gegë Lleshin zëvendësministër i parë në Ministrinë e Mbrojtjes.
Kështu ka bërë me dije zyra e kryeministrit.
"Kryeministri Kurti e uroi Gegë Lleshin për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja", thuhet në njoftim.
























