Ministrja Bogujevci pret në takim ambasadorin e BE-së
BKT
Lajme

Ministrja Bogujevci pret në takim ambasadorin e BE-së

Shqipe Gashi|RTKlive

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, së bashku me zëvendësministren Nora Arapi-Krasniqi, kanë pritur në takim Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, i shoqëruar nga përfaqësues të delegacionit të BE-së në Kosovë.

Sipas njoftimit të ministrisë, gjatë takimit, ambasadori Orav e uroi ministren Bogujevci për detyrën e re dhe shprehu gatishmërinë e BE-së për thellimin e bashkëpunimit në fushën e kulturës dhe turizmit. Ai theksoi rëndësinë e projekteve që synojnë promovimin e trashëgimisë kulturore dhe zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në vend.

Nga ana e saj, ministrja Bogujevci falënderoi BE-në për mbështetjen e vazhdueshme, duke rikonfirmuar përkushtimin institucional për realizimin e projekteve me interes të përbashkët.

Në takim u diskutua edhe për mbështetjen e BE-së ndaj sektorit të kulturës, përfshirë Programin Evropa Kreative, rifillimin e aktiviteteve të Këshillit të Monitorimit të Zbatimit, si dhe çështjet që lidhen me mbrojtjen e trashëgimisë fetare në Kosovë.


MË SHUME NGA Lajme