Halimi mirëpret Halilajn për bashkëpunime artistike
BKT
Kulturë

Halimi mirëpret Halilajn për bashkëpunime artistike

Kimete Kasumi/ RTKlive

Drejtoresha për Kulturë, në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi, zhvilloi një takim me artistin bashkëkohor me renome ndërkombëtare, Petrit Halilaj, si dhe me stafin e Hajde Foundation.

Takimi u mbajt në një hapësirë të dedikuar për artistët e rinj, ku u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit dhe mënyrat se si realiteti i përditshëm mund të përkthehet në gjuhën e artit, duke u shndërruar në një vizion të përbashkët krijues.

Halimi tha se është kënaqësi të takosh artistë që, edhe kur veprojnë në skenën ndërkombëtare, vazhdojnë ta mbajnë vëmendjen dhe përkushtimin e tyre drejt Prishtinës, duke kontribuar në zhvillimin e artit dhe kulturës vendore.

“Gjithmonë jemi afër çdo iniciative që fuqizojnë artistët, krijojnë ura bashkëpunimi dhe e vendosin artin në qendër të zhvillimit kulturor të kryeqytetit”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kulturë