15:09 / 05.03.2026
Shfaqja “ART” sonte premierë në Teatrin Dodona
Shqipe Gashi|RTKlive
Premiera e shfaqjes “ART”, me regji nga Artan Tmava, do të mbahet sonte duke filluar nga ora 19:30, në Teatrin Dodona në Prishtinë.
E bazuar në tekstin e Yasmina Reza, me koreografi të realizuar nga Erna S. Tmava, në këtë shfaqje aktrojnë: Arta Lahu, Molikë Maxhuni dhe Vjosë Tasholli. Skenografia dhe kostumet janë realizuar nga Elma Azemi, ndërsa dizajni i dritave nga Skender Latifi dhe Albert Gashi. Teknika është mbështetur nga Bedri Maloku dhe Fadil Bekteshi.
Ky projekt është bashkëpunim mes Teatrit Dodona dhe Artan Tmava, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.























