Garat e shpejtësisë bëhen “ritual” në rrugët e Ferizajt, ndëshkon 2 shoferë
BKT
Foto arkiv
Lajme

Garat e shpejtësisë bëhen “ritual” në rrugët e Ferizajt, ndëshkon 2 shoferë

M.Shefkiu/RTKLive

Garat e shpejtësisë mes shoferëve të rinj po vazhdojnë të mbeten një dukuri shqetësuese në rrugët e Ferizajt. Vetëm në orët e para të mëngjesit të së enjtes, policia ka ndëshkuar dy shoferë që po zhvillonin gara të rrezikshme me vetura.

Sipas Policisë Rajonale në Ferizaj, rasti ka ndodhur më 5 mars 2026, rreth orës 00:25, në rrugën “Rexhep Bislimi”, ku njësia e komunikacionit rrugor ka ndaluar dy automjete që po zhvillonin gara shpejtësie.

Dy shoferët, me inicialet A.K., 22 vjeç dhe A.K., 19 vjeç, të dy duke drejtuar vetura të tipit VW Golf me targa vendore, janë kapur në flagrancë duke garuar në rrugë.

Për këto kundërvajtje të rënda në trafik, policia u ka shqiptuar gjobë prej 500 euro secilit, si dhe masën mbrojtëse të ndalimit të drejtimit të automjetit për 12 muaj në territorin e Republikës së Kosovës, pasi që të dy posedonin patentë-shofer të huaj.

Policia Rajonale në Ferizaj u ka bërë thirrje të gjithë shoferëve që të shmangin garat e shpejtësisë, duke theksuar se ato paraqesin rrezik serioz për jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

"Policia do të intensifikojë kontrollet në të gjitha rrugët e rajonit të Ferizajt, me qëllim të rritjes së sigurisë në trafik, dhe fton qytetarët që të raportojnë çdo shkelje", thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë se edhe një ditë më parë, dy shoferë tjerë janë ndaluar dhe ndëshkuar për të njëjtën vepër penale me nga 500 eruro gjoba dhe ndalesa për 12 muaj.


MË SHUME NGA Lajme