Koncert në Oslo për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
BKT
Foto: Filharmonia e Kosovës /FB
Kulturë

Koncert në Oslo për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Shqipe Gashi|RTKlive

Me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në sallën “Lille Sal – Konserthus” në Oslo u mbajt një koncert i veçantë i organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Norvegji.

Në këtë mbrëmje muzikore performoi “Reverie Quartet”, i përbërë nga anëtarë të Filharmonisë së Kosovës, së bashku me sopranon Besa Llugiqi. Programi përfshiu vepra nga repertori botëror, si dhe kompozime nga autorë të muzikës shqiptare.

Koncerti u mbajt para publikut në Oslo dhe shënoi në mënyrë të veçantë përvjetorin e pavarësisë së Kosovës, duke promovuar kulturën dhe muzikën shqiptare në Norvegji.


MË SHUME NGA Kulturë