Përmbyllen aktivitetet për Epopenë e UÇK-së|VIDEO
Valbona Thaçi / RTKLive
(E plotësuar, ora 20:00) Me Natën e Zjarreve në Prekaz dhe ndezjen e flakadanëve, sonte është përmbyllur shënimi i 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


Sonte `Nata e Zjarreve` në Prekaz
Naser Mekolli /RTKlive
Me manifestimin tradicional "Nata e Zjarreve" në Prekaz të Skenderajt dhe një program artistik, sonte përmbyllen aktivitetet e organizuara për nderë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ndezja e flakadanëve do të bëhet në shtatë rajonet e Kosovës, ndërkaq në orën 19:00 në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj do të mbahet një program artistik. 28 vjet më parë më 5, 6 dhe 7 mars 1998, forcat serbe rrethuan kullën e Jasharëve.
Në përballje të pabarabartë, Adem Jashari, së bashku me familjen e tij, zgjodhën qëndresën deri në flijim, duke u bërë simbol i pathyeshmërisë dhe i vendosmërisë për çlirim.
Kjo është agjenda për ditën e tretë, 7 mars, të Epopesë së UÇK-së
7 Mars
18:00 – Nata e Zjarreve në Prekaz;
18:15 – Ndezje e flakadanëve në shtatë rajonet e Republikës së Kosovës;
19:00 – Program artistik në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj.
Dje krerët e shtetit kanë bërë homazhe për 27-vjetorin e ngjarjes, flijimin e familjes Jashari, duke u përjetësuar në historinë shqiptare, raporton RTKlive.
Përveç tyre, homazhe bënë qytetarë të shumtë, personalitete të tjera të ekzekutivit dhe të qeverisjes lokale.























