Manxhuka i përgjigjet PDK-së
BKT
Lajme

Manxhuka i përgjigjet PDK-së

Naser Mekolli /RTKlive

Zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka, i është përgjigjur Partisë Demokratike të Kosovës pasi kjo e fundit u shpreh se ka qenë e hapur për marrëveshje gjithëpërfshirëse politike si dhe ka ofruar edhe marrëveshje të kufizuar vetëm për zgjedhjen e presidentit, por se VV-ja ka refuzuar.  

Manxhuka ka shkruar në Facebook se kryeministri Albin Kurti e kishte ftuar kryetarin e PDK-së në takim dhe se Bedri Hamza nuk kishte paraqitur kundërshti për Glauk Konjufcën si personalitet, që VV-ja e propozoi kandidat. Ai ka shtuar se Konjufca u kandidua krejt në fund të afatit në pritje të një marrëveshje me opozitën.


MË SHUME NGA Lajme