13:39 / 10.03.2026
Tërhiqet shorti i Kupës: Duele joshëse
Fatmir Bytyqi/RTKLive
Të martën në selinë e FFK-së, është tërhequr shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës.
Kjo garë e dyta për nga rëndësia në futbollin kosovar, në rrethin e ardhshëm sjellë duelet Llapi - Ferizaj dhe Ballkani - Dukagjini.
Garat e Kupës tashmë kanë hyrë në fazën përfundimtar, andaj duelet gjysmëfinale parashikohet të sjellin ndeshje interesante pasi që të katër skuadrat synojnë të kalojnë në finalen e madhe të kësaj garë.
Ndeshjet e para zhvillohen më 8 prill, derisa ato të kthimit më 22 prill.























