Hapet thirrja për përkrahjen e librave dhe revistave letrare për 2026
BKT
Kulturë

Hapet thirrja për përkrahjen e librave dhe revistave letrare për 2026

Shqipe Gashi|RTKlive

Është hapur thirrja publike për përkrahje financiare për blerjen dhe botimin e librave, si dhe për botimin e revistave letrare për vitin 2026.

Përmes konkursit për blerjen e librave do të mbështeten veprat dhe përkthimet e botuara gjatë dy viteve të fundit nga botues të regjistruar në Republikën e Kosovës.

Ndërkaq, përmes konkursit për botimin e librave do të përkrahen veprat e pabotuara, përkthimet e veprave të huaja, përkthimet e veprave vendore në gjuhë të huaja, si dhe kompletet e veprave.

Po ashtu, përmes kësaj thirrjeje do të ofrohet përkrahje edhe për botimin e revistave letrare për vitin 2026.


MË SHUME NGA Kulturë