Dënohen me burgim Kostiqi dhe Miloviqi për krime lufte
BKT
Lajme

Dënohen me burgim Kostiqi dhe Miloviqi për krime lufte

Sh.Çoçaj/RTKlive

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dhënë vendim fajësues ndaj Zoran Kostiq dhe Dragan Miloviq, të cilët akuzoheshin për krime lufte në Kosovë. Kostiq është dënuar me 15 vite burg, ndërsa Miloviq me 7 vite burgim, ku në dënim përfshihet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Vendimi u shpall të mërkurën nga kryetari i trupit gjykues, Lutfi Shala, së bashku me anëtarët Rrahman Beqiri dhe Kujtim Krasniqi.

Përveç dënimit me burg, të akuzuarit janë të detyruar të mbulojnë edhe shpenzimet gjyqësore: nga 300 euro secili për paushallin gjyqësor dhe nga 100 euro për Fondin për Kompensimin e Viktimave të Krimit.

Gjykata gjithashtu ka vendosur që masa e paraburgimit ndaj tyre të vazhdojë. Ndërkohë, palët e dëmtuara janë udhëzuar që kërkesat e tyre pasurore-juridike t’i ndjekin përmes procedurës së rregullt civile.


MË SHUME NGA Lajme