15:26 / 22.03.2026
Prizreni ruan traditën e ziqrit të Nevruzit
Enis Tabak / RTK
Në qytetin e Prizrenit, në Teqenë Rifai, edhe këtë vit u zhvillua ziqri tradicional i Nevruzit, një ngjarje kjo fetare.
Ceremonia u drejtua nga Shejh Adri Hyseji Shehu, ku u lexua mevludi, ndërsa përmes ziqrit dhe ilahive u krijua një atmosferë e veçantë për besimtarët e pranishëm.
Në aktivitet morën pjesë një numër i madh i besimtarëve bektashi, të cilët festuan së bashku traditën e lashtë të Nevruzit.























