‘Everybody Calls Redjo’ i Dearit do të rrugëtoj në Zvicër
BKT
Kulturë

‘Everybody Calls Redjo’ i Dearit do të rrugëtoj në Zvicër

Medina Pasoma / RTKlive

Filmi “Everybody Calls Redjo” me regji nga Ibër Deari do të shfaqet për publikun e Zvicrës edhe në Cyrrih më 10 maj.

Kinemaja Riffraff do të jetë vendi ku do të shfaqet rrëfimi kinematografik në dy termine brenda kësaj dite. Ekipi i filmit do të jetë prezentë para publikut për të ndarë përshtypjet dhe procesin e realizimit.

Deri më tani filmi është shpërblyer me çmimin për filmin më të mirë në Bari International Film Festival 2025 në Itali, çmimin për regjinë më të mirë në Tirana Film Festival,  çmimet për filmin më të mirë dhe aktorët më të mirë në TIFF ODA në Tetovë, si dhe “Hyjnesha në Fron” në Prishtinë.

Titulli “Everybody Calls Redjo” vjen nga një fenomen real në fshatin Sllupçan, ku njerëzit shpesh e thërrisnin një individ me emrin Redjo për t’i ndihmuar me punët në shtëpi apo në kopshte. Por e gjithë ngjarja është një shpërfaqje artistike e një fenomeni tashmë aktiv në Maqedoninë e Veriut, e përgjithësisht edhe në Ballkan: migrimin dhe pasojat që lë pas në vendet përkatëse.

Në rolet kryesore luajnë Afrim Muçaj, Adriana Matoshi e Ledion Mulaku, ndërkaq në rolet tjera luajnë Adem Karaga, Mirsad Abazi, Bereda Reshit, Bujar Ahmeti, Labinot Raci, Adrian Aziri, Daniela Markaj, Sara Bajrami.


MË SHUME NGA Kulturë