12:37 / 25.03.2026
Besa Kicaj prezanton sonte punimet në Hanin e 2 Robertëve
Shqipe Gashi|RTKlive
Në ambientet e Hanit të 2 Robertëve në Prishtinë, sonte nga ora 19:00 do të hapet ekspozita personale e artistes Besa Kicaj.
Kjo ekspozitë vjen si një reflektim i ndjeshmërive dhe përjetimeve personale të artistes, të shprehura përmes një gjuhe vizuale bashkëkohore, ku ngjyrat, format dhe teksturat ndërthuren për të krijuar një dialog të drejtpërdrejtë me publikun.
E kuruar nga Shkëlzen Maliqi, ekspozita sjell para publikut një përzgjedhje të punimeve të artistes.























