Ekspozita në Gjimnazin “Gjon Buzuku” tërhoqi interes
BKT
Kulturë

Ekspozita në Gjimnazin “Gjon Buzuku” tërhoqi interes

Enis Tabak/ RTK

Në qytetin e Prizrenit, një nga institucionet arsimore më të vjetra me rreth 150 vite traditë, Gjimnazi “Gjon Buzuku”, në kuadër të aktiviteteve për përvjetorin e themelimit, organizoi një program të veçantë.

Në kuadër të Javës së Projekteve, u mbajt një ekspozitë ku u prezantuan punimet e përgatitura nga nxënësit gjatë gjithë vitit, të cilat tërhoqën vëmendjen e vizitorëve.

Në këtë gjimnaz ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe, turke dhe boshnjake, talentet e nxënësve në fusha të ndryshme morën vlerësime të larta. Projektet e ekspozuara në stendat e vendosura në oborrin e shkollës u mirëpritën dhe u vlerësuan si nga mësimdhënësit, ashtu edhe nga mysafirët e pranishëm. 


MË SHUME NGA Kulturë