Dellova për RTK: Nuk i trembemi Turqisë
Fatmir Bytyqi/RTKLive
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Lumbardh Dellova, në një prononcim për RTK, është shprehur tejet i lumtur me fitoren kundër Sllovakisë.
“Jemi të lumtur për këtë fitore sepse sië e patë edhe vet ishte një luftë, ishte një ndeshje e luftuar nga të palët, por arritëm ta kthejmë rezultatin sepse dy herë ishim në disavantazh dhe se jemi shumë të lumtur për fitore”, ka thënë Dellova.
“E mora një karton shumë herët, pastaj fillova të ruhem që të mos dal nga loja dhe të mos mbesim më një lojtar mpak se edhe ekip sllovak ishte i përgatitur mjaft mirë”.
“Normalisht ndaj Turqisë do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, e luftuar, por ne hyjmë aty për fitore. E dimë se Turqia ka kualitet, ka lojtarë të mëdhenj, por kjo nuk na tremb aspak sepse e dimë kush jemi”, ka theksuar Dellova, i cili ka falënderuar edhe tifozët dardane për përkrahjen e madh që i bëjnë Kosovës në çdo ndeshje.























