Orkestra ‘Amadeus’ përfaqëson Kosovën në festivalin ndërkombëtar në Spanjë
BKT
Kulturë

Orkestra ‘Amadeus’ përfaqëson Kosovën në festivalin ndërkombëtar në Spanjë

Emine Hoti/RTKlive

Orkestra e fëmijëve dhe të rinjve “Amadeus” po përfaqëson Kosovën në një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore ndërkombëtare, International Festival-Competition “Spring Symphonies” në Spanjë, ku do të marrë pjesë në konkurrencë me dhjetëra orkestra nga vende të ndryshme të botës, përfshirë Holandën, Turqinë, Sllovakinë dhe shumë vende të tjera.

Nën dirigjimin e Vehbi Shoshollit, orkestra do të interpretojë një repertor të pasur me vepra të kompozitorëve të njohur botërorë si Ludwig van Beethoven, Joseph Haydn, Karl Jenkins, si dhe artistëve të tjerë të shquar si Lorenc Antoni, Anthony Hopkins, Jacques Offenbach dhe Jaime Texidor. Programi synon të shfaqë aftësitë teknike dhe ndjeshmërinë muzikore të të rinjve.

Vitin e kaluar orkestra mori vendin e dytë në World Orchestra Festival Vienna, duke u renditur mes 40 orkestrave nga e gjithë bota, çka dëshmon për cilësinë artistike dhe përkushtimin e saj.

Pjesëmarrja në këtë festival në Spanjë përbën një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e orkestrës, duke i dhënë mundësi të prezantojë talentin dhe kulturën muzikore në një skenë globale.


MË SHUME NGA Kulturë