14:39 / 01.04.2026
‘Kamarja e turpit’, sonte reprizë në Teatrin Kombëtar të Kosovës
Kimete Kasumi/ RTKlive
Teatri Kombëtar i Kosovës njofton për rikthimin në skenë të shfaqjes “Kamarja e turpit”, e cila sonte do të jepet reprizë në orën 20:00.
Vepra është bazuar në krijimtarinë e Ismail Kadaresë, me dramatizim nga Doruntina Basha dhe regji të Kushtrim Koliqit.
Në këtë produksion marrin pjesë aktorë të njohur të skenës teatrore vendore, përfshirë: Adrian Morinën, Armend Smajlin, Ylber Bardhin, Gresa Pallaskën, Bislim Muçajn, Kosovare Krasniqin, Zana Berishën, Fiona Abdullahun, Art Pashën, Gentrit Shalën, Florenta Bajraktarin dhe Jehona Gashin.
Sipas njoftimit, publiku i interesuar mund t’i rezervojë biletat duke dërguar një SMS me të dhënat përkatëse në numrin e bërë publik nga teatri.























