“Nën hijen e një peme u ula dhe qava” do të shfaqet në Afrikën e Jugut
Shqipe Gashi|RTKlive
Shfaqja “Nën hijen e një peme u ula dhe qava” do të prezantohet për herë të parë në Afrika e Jugut, duke shënuar një moment historik si prodhimi i parë nga Kosova që realizon një turne dyjavor në teatrin afrikan.
Shfaqja do të jepet në Market Theatre nga 9 deri më 19 prill 2026, ndërsa nata e hapjes është planifikuar për 10 prill.
Ky bashkëprodhim i rëndësishëm ndërmjet Kosovës dhe Afrikës së Jugut trajton temën e pajtimit, duke reflektuar mbi Komisioni për të Vërtetën dhe Pajtimin në Afrikën e Jugut dhe procesin e pajtimit të gjaqeve në Kosovë.
Shfaqja është shkruar dhe drejtuar nga Jeton Neziraj dhe Blerta Neziraj, në bashkëpunim me Greg Homann, drejtor artistik i Market Theatre. Në të marrin pjesë aktorë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Afrika e Jugut.























