Bashkimi triumfon ndaj Pejës në ‘Karagaçi’
Uran Krasniqi/RTKLive
Bashkimi regjistroi fitoren e 19-të këtë sezon në Superligën e Kosovës në basketboll, duke e mposhtur Pejën, pas një ndeshje tejet interesante në palestrën “Karagaçi”, me rezultat 95:90.
Ndeshja ishte e barabartë dhe me shumë dramë, ku Peja arriti të fitojë tre çerekët: të parin 24:17, të tretin 29:28 dhe të katërtin 27:26. Megjithatë, Bashkimi dominoi në çerekun e dytë, të cilin e fitoi 23:10 dhe pikërisht aty e vendosi bazën e fitores.
Te Bashkimi, Jalen Riley u shfaq më i dalluari, me 27 pikë, shtatë kërcime dhe tre asistime, derisa Kyan Anderson shtoi 18 pikë, dy kërcime dhe dy asistime.
Nga ana tjetër, te Peja spikati Cesare Edwards me 29 pikë, 14 kërcime dhe dy asistime, ndërsa Dardan Berisha shtoi 21 pikë, tre kërcime dhe gjashtë asistime.
Kjo ishte disfata e 16-të për Pejën këtë sezon, që ka regjistruar gjithsej 11 fitore.
Xhiro e fundit e kampionatit të rregullt luhet në mesjavë.























