22:13 / 07.04.2026
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Emine Hoti/RTKlive
Sot, ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati.
Sipas njoftimit nga kjo ministri, gjatë këtij takimi, palët diskutuan për çështje aktuale si dhe për aktivitetet në fushën e kulturës dhe turizmit, me fokus në zhvillimin dhe promovimin e këtyre sektorëve.
“Ministrja Bogujevci theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe u dakorduan për thellimin e partneritetit, në mbështetje të projekteve dhe iniciativave që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të këtyre sektorëve në Kosovë”, thuhet në njoftim.























