Kuvendi miratoi 10 projektligje
E.Hoti|RTKLive
(E plotësuar, ora 22:44) Kuvendi i Kosovës, sot në një seancë të jashtëzakonshme, ka miratuar një nga një të gjitha 10 projektligjet që ishin në rend dite.
Kuvendi i Kosovës, ka miratuar Projektligjin nr.10/L-029 për Provimin e Maturës Shtetërore.
Kuvendi i Kosovës, në një seancë të jashtëzakonshme, ka miratuar Projektligjin nr.10/L-024 për Lëndët Plasëse.
Kuvendi i Kosovës, në seancën e jashtëzakonshme miratoi Projektligjin nr.10/L-023 për Shtetësinë e Kosovës.
(e plotësuar, ora 21:18) Kuvendi i Kosovës, në një seancë të jashtëzakonshme, ka miratuar Projektligjin nr.10/L-022 për Banim Social dhe të Përballueshëm.
Kuvendi i Kosovës miratoi Projektligjin nr.10/L-021 për Financimin e Menaxhimit të Resurseve Ujore.
Miratohet Projektligji për Lojërat Mesdhetare XXI `Prishtina 2030`
(e plotësuar, ora 21:18) Kuvendi i Kosovës, në një seancë të jashtëzakonshme, ka miratuar Projektligjin për Lojërat Mesdhetare XXI Prishtina 2030.
(e plotësuar, ora 20:47) Kuvendi i Kosovës, në një seancë të jashtëzakonshme, ka miratuar Projektligjin nr.10/L-026 Projektligjin për Shërbimet e Pagesave.
(e plotësuar, ora 20:37) Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin nr.10/L-025 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim.
Miratohet Projektligji për Sigurimin e Kujdesit Shëndetësor|LIVE
(e plotësuar, ora 20:30) Kuvendi i Kosovës, në një seancë të jashtëzakonshme, me 65 vota pro ka miratuar në lexim të parë Projektligjin nr.10/L-028 për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
Kuvendi miraton Projektligjin për ‘çmimet tavan’|LIVE
(e plotësuar, ora 19:40) Kuvendi i Kosovës po mban seancën e jashtëzakonshme, ku tani po bëhet Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-028 për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor,
Kuvendi miraton Projektligjin për ‘çmimet tavan’
(e plotësuar, ora 19:21) Kuvendi i Kosovës, në një seancë të jashtëzakonshme, me 63 vota pro ka miratuar në lexim të parë Projektligjin nr. 10/L-030 për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg. Miratimi i këtij ligji u parapri nga një debat mes pozitës dhe opozitës. Deputetët e opozitës nuk e mbështetën.
LIVE: Seanca e jashtëzakonshme, shqyrtohet Projektligji për `çmimet tavan`
(e plotësuar) Kuvendi i Kosovës po mban seancën e jashtëzakonshme, ku tani po shqyrtohet dhe debatohet projektligji për `çmimet tavan.`
Hamza: Nuk duhet të krijohet klimë antibiznes
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, tha sot në Kuvendin e Kosovës se duhet të jemi të kujdesshëm dhe se është gabim që të bëhen e të shkilet Kushtetuta me ligje. Ai tha se nuk kishte dashur që Gjykata Kushtetuese t’i shpallë ligjet jokushtetuese. I pari i PDK-së tha se nuk është kundër mbrojtjes së qytetarëve. Sipas tij, nuk duhet të krijohet klimë antibiznes.
Ligji për çmimet tavan, Murati: Nuk është kundër bizneseve, por kundër abuzimit në kohë krize
Ministri i Financave, Hekuran Murati, i autorizuar nga ministrja Mimoza Kusari-Lila paraqiti në Kuvend projektligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg.
Sipas tij, ky projektligj synon vendosjen e masave, me qëllim që të mbrohet konsumatori dhe interesi publik.
“Një projektligj që është përgjigje politike dhe shtetërore ndaj një nevoje reale të qytetarëve të Kosovës që shteti të mos mbetet si spektator për kur çmimet e produkteve bazë dalin jashtë logjikës ekonomike dhe rëndon drejtpërdrejt në familjet tona’, ka thënë Murati. Ky projektligj synon të vendosë masa të përkohshme dhe proporcionale për produktet themelore në raste të destabilizimit të tregut, me fokus të qartë në mbrojtjen e konsumatorit dhe interesit publik”, tha Murati.
Murati u shpreh se ky projektligj nuk është kundër bizneseve, por që ai thotë se e ndan kufirim mes fitimit të ligjshëm dhe abuzimit në rrethana të krizës.
“Pra, kemi të bëjmë me një instrument të jashtëzakonshëm për situata të jashtëzakonshme, jo me një mekanizëm të përhershëm të ndërhyrjeve në ekonomi. Për këtë arsye, ky projektligj nuk është kundër biznesit, as kundër tregut të lirë, përkundrazi është ligj për rregull, parashikueshmëri”, tha Murati.
Deputetë të partive opozitare në Kuvend kanë kritikuar mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme
Deputetë të partive opozitare në Kuvend kanë kritikuar mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për shqyrtim të dhjetë projektligjeve.
Përparim Gruda i Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se nuk e kupton urgjencën për shqyrtim të tyre. Ai ka thënë se kjo bie ndesh me Rregulloren që thotë se “duhet të kalojnë dy javë nga shpërndarja e ligjeve”. Ai ka thënë se PDK-ja është kundër.
Kurse Jehona Lushaku nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka theksuar se seanca “tregon për tendencën për t’i ikur debatit parlamentar.
Ndërsa Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka cilësuar të palogjikshëm këtë seancë.
Nagavci: Seanca është ftuar që të shqyrtohen në parim projektligjet dhe t’u jepet kohë e mjaftueshme deputetëve
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka thënë se seanca është ftuar që të shqyrtohen në parim projektligjet dhe t’u jepet kohë e mjaftueshme deputetëve për të dhënë kontributin “në ditët në vijim”.
"Ashtu sipas kërkesës që kemi dërguar tashmë deputetët nënshkrues, për shkak të rëndësisë së jashtëzakonshme që ky projektligj ka për qytetarët dhe me qëllim që të jepet mundësia që edhe deputetët gjatë ditëve në vijim të japin kontributet e tyre, kemi parashikuar që të shqyrtojmë në seancën e sotme. I ftoj të gjithë deputetët që të mbështesin këtë propozim tonin dhe të japin hapësirë për miratimin e projektligjit”, tha Nagavci.
Në fund, me 63 vota Kuvendi miratoi shmangien nga afati procedural për Ligjin për çmimet tavan. 22 vota ishin kundër.
----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
LIVE: Seanca e jashtëzakonshme, shqyrtohen disa projektligje
Kuvendi i Kosovës ka filluar seancën e jashtëzakonshme. Në rend dite janë votimi i projektligjeve. Në mesin e 10 pikave është edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg, ai për Sigurimin e Detyrueshëm Shëndetësor e të tjera.
Ky është rendi i ditës i plotë:
1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-030 për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg,
2. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-028 për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor,
3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-025 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim,
4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-026 Projektligjin për Shërbimet e Pagesave,
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-027 Projektligjin për Lojërat Mesdhetare XXI Prishtina 2030,
6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-021 për Financimin e Menaxhimit të Resurseve Ujore,
7. Shqyrtimi i parë iProjektligjit nr.10/L-022 për Banim Social dhe të Përballueshëm,
8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-023 për Shtetësinë e Kosovës,
9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-024 për Lëndët Plasëse,
10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-029 për Provimin e Maturës Shtetërore.























