`Bayern e kontrollon lojën, por Real ka individë që e vendosin ndeshjen`
BKT
Sport

`Bayern e kontrollon lojën, por Real ka individë që e vendosin ndeshjen`

Uran Krasniqi / RTKLive

Bayern Munich do ta kontrollojë lojën, por Real Madrid mund të vendosë fatin e ndeshjes me individualitet që i posedon në skuadër, ka thënë trajneri i futbollit, Rafet Prekazi. 

Sonte zhvillohet ndeshja e dytë çerekfinale e Champions League mes dy skuadrave të mëdha evropiane, një përballje që do transmetohet drejtpërdrejt në RTK. Ndeshja e parë ishte fituar nga skuadra gjermane me rezultat 1-2. 

Prekazi, i cili ka qenë i ftuar në studio për analizimin e ndeshjes, ka theksuar se skuadra gjermane pritet të dominojë në aspektin e lojës. “Posedimi dhe kontrolli do të jetë te Bayern, që ka grup shumë kualitativ. Real Madrid ka lojtarë të jashtëzakonshëm, që dinë ta bëjnë dallimin pavarësisht se kush është kundërshtar”, është shprehur ai. "Bëhet fjalë për dy skuadra me kualitet të jashtëzakonshëm. Ndeshja ndeshjes nuk i perngjan, këto janë nëntëdhjetë minutat e fundit dhe pritet të jetë ndeshje interesante për shumë arsye".