Galeria Kombëtare organizon punëtorinë `Nga Loja në Galeri`
BKT
Kulturë

Galeria Kombëtare organizon punëtorinë `Nga Loja në Galeri`

Shqipe Gashi|RTKlive

Galeria Kombëtare e Kosovës organizon më 16 dhe 17 prill punëtorinë dy-ditore “Nga Loja në Galeri”, e dedikuar për pjesëmarrës mbi moshën 16 vjeç.

Punëtoria, që mbahet nga ora 18:00 deri në 20:00, do të udhëhiqet nga zhvilluesi dhe dizajneri i lojërave Petrit Hoxha. Ajo synon të ndërthurë diskutimin mbi video-lojërat si formë arti me punë praktike në platformën Unity, duke ofruar një përvojë kreative në hapësirën digjitale.

Petrit Hoxha ka përfunduar studimet Master në Media Digjitale në Universitetin e Arteve në Bremen dhe është nominuar në festivale ndërkombëtare si A MAZE. Berlin dhe IDFA Amsterdam me projektin e tij “Yugo: the non-game”.


MË SHUME NGA Kulturë