Baleti Kombëtar i Kosovës me `Carmina Burana` në Kolumbi
BKT
Kulturë

Baleti Kombëtar i Kosovës me `Carmina Burana` në Kolumbi

Kimete Kasumi/ RTKlive

Baleti Kombëtar i Kosovës do ta ketë një tur të prezantimeve në Amerikën Latine, e që në kuadër të këtij turi do të prezantohet edhe në Cali të Kolumbisë.

Me “Carmina Burana”, Baleti Kombëtar i Kosovës do të prezantohet më 19 maj të këtij viti e që shhaqjen do ta prezantojë në ora 19:00 në Arena Carlos Andrés Pérez Galindo (USC). “Carmina Burana” është punuar me koreografi të Toni Candeloro.


MË SHUME NGA Kulturë