IPK arreston policin për organizim të skemave piramidale e bixhozit ilegal
BKT
Lajme

IPK arreston policin për organizim të skemave piramidale e bixhozit ilegal

Kimete Kasumi/ RTKlive

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), ka arrestuar një zyrtar policor për veprën penale “organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’.

Sipas njoftimit të IPK-së, zyrtari është arrestuar dhe i njëjti, dyshohet se ka pranuar shumën prej 2000 euro si pjesë e një shume të përgjithshme në lidhje me veprën penale,

“Ky zyrtar dyshohet se ka pranuar shumën prej 2000 euro si pjesë e një shume të përgjithshme në lidhje me veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, thuhet në njoftim.

 IPK ka njoftuar se Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore-Ferizaj i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë lidhur me dyshimin për veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.


MË SHUME NGA Lajme