14:24 / 17.04.2026
Ansambli Vokal i Filharmonisë së Kosovës mban koncert në Prizren
Shqipe Gashi|RTKlive
Ansambli Vokal i Filharmonisë së Kosovës do të mbajë koncert të shtunën, më 18 prill 2026, nga ora 19:30, në Autostrada Hangar në Prizren.
Nën drejtimin e dirigjentit Rafet Rudi, koncerti do të sjellë vepra nga repertori vendor dhe ndërkombëtar.
Ky aktivitet vjen si parapërgatitje për paraqitjen e ansamblit në Krakov, në kuadër të bashkëpunimit me Filharmonia e Krakovit.























