08:31 / 20.04.2026
Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, temë seanca plenare dhe Këshilli Gjyqësor
Naser Mekolli /RTKlive
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës, ku pritet të shqyrtohen çështje të rëndësishme në kuadër të punës parlamentare.
Në rend të ditës është miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme, si dhe propozimi i rendit të ditës për seancën e ardhshme plenare. Në këtë seancë pritet të përfshihen miratimi i procesverbalit të seancës paraprake, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.
Po ashtu, një nga pikat kryesore do të jetë përzgjedhja e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ndërsa në mbledhje do të shqyrtohen edhe propozime dhe kërkesa të ndryshme.























