Mblidhen disa komisione parlamentare, në shqyrtim shumë projektligje 
BKT
Lajme

Mblidhen disa komisione parlamentare, në shqyrtim shumë projektligje 

Naser Mekolli /RTKlive

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot një sërë mbledhjesh të komisioneve parlamentare, ku në fokus do të jenë shqyrtimi i projektligjeve dhe raporteve të ndryshme me rëndësi për sektorë të ndryshëm.

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes do të shqyrtojë projektligjet për shtetësinë dhe për lëndët plasëse, ndërsa Komisioni për Shëndetësi do të diskutojë projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor. Në të njëjtën kohë, Komisioni për Arsim pritet të shqyrtojë projektligjin për Provimin e Maturës Shtetërore.

Po ashtu, Komisioni për Buxhet do të trajtojë raportin e Avokatit të Popullit për vitin 2025 dhe raportin e shpenzimeve të Kuvendit, ndërsa Komisioni për Mjedis do të shqyrtojë projektligje që lidhen me menaxhimin e resurseve ujore dhe banimin social.

Ndërkaq, Komisioni për Kulturë do të diskutojë projektligjin për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, ndërsa Komisioni për Ekonomi do të shqyrtojë masat e përkohshme për produktet themelore në rast të destabilizimit të tregut.


MË SHUME NGA Lajme