Ansambli Vokal i Filharmonisë së Kosovës shfaqet me sukses në Prizren
BKT
Kulturë

Ansambli Vokal i Filharmonisë së Kosovës shfaqet me sukses në Prizren

Shqipe Gashi|RTKlive

Të shtunën, më 18 prill 2026, në Autostrada Hangar, Ansambli Vokal i Filharmonisë së Kosovës, nën drejtimin e Rafet Rudit, ofroi një koncert të jashtëzakonshëm, duke prezantuar një program të pasur me vepra nga repertori vendor dhe ndërkombëtar.

Koncerti u mirëprit ngrohtësisht nga publiku prizrenas, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt paraqitjes së ardhshme në Krakovë. Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Filharmonisë së Kosovës dhe Filharmonisë së Krakovës, Ansambli Vokal do të performojë në sallën e Filharmonisë së Krakovës, duke përfaqësuar Kosovën në një nga skenat më të njohura muzikore në Poloni.

Ky bashkëpunim shënon një tjetër hap të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve kulturore ndërkombëtare dhe në promovimin e artit dhe muzikës së Kosovës në arenën evropiane.


MË SHUME NGA Kulturë