Filharmonia e Kosovës performon në Tiranë
BKT
Kulturë

Filharmonia e Kosovës performon në Tiranë

Shqipe Gashi|RTKlive

Filharmonia e Kosovës do të performojë sonte dhe nesër në Tirana, duke sjellë një shfaqje të veçantë që ndërthur muzikën sakrale me ritmet pasionante të tangos argjentinase.

Kori i Filharmonisë së Kosovës, në bashkëpunim me Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor (TKOBAP), do të paraqitet nën dirigjimin e Sergio Alapont, ndërsa performanca do të pasurohet nga Trupa e Baletit me koreografinë e Enada Hoxha.

Shfaqja mban regjinë e Vikena Kamenica, e cila njëkohësisht do të vijë edhe si soliste e mbrëmjes, duke i dhënë një dimension të veçantë artistik këtij bashkëpunimi.

Shfaqjet do të mbahen më 24 dhe 25 prill 2026, duke filluar nga ora 20:00.


MË SHUME NGA Kulturë