Të shtëna me armë në darkën e korrespondentëve, Trump evakuohet
BKT
Foto: Reuters
Lajme

Të shtëna me armë në darkën e korrespondentëve, Trump evakuohet

Naser Mekolli /RTKlive

Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur darkën tradicionale të gazetarëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington, ku i pranishëm ishte edhe presidenti Donald Trump, zonja e parë Mellania Trump dhe zyrtarë të tjerë të lartë, duke shkaktuar panik mes qindra të pranishmëve dhe ndërprerjen e menjëhershme të ngjarjes. Autoritetet kanë arrestuar një të dyshuar, ndërsa hetimet janë në zhvillim.

Një person i armatosur ka hapur zjarr në hotelin “Washington Hilton”, ku po mbahej darka e përvitshme e gazetarëve të Shtëpisë së Bardhë. Sipas raportimeve, janë dëgjuar nga pesë deri në tetë të shtëna, ndërsa një oficer është qëlluar nga afër, por ka shpëtuar falë jelekut antiplumb. Shërbimi Sekret ka evakuuar menjëherë presidentin Donald Trump dhe zyrtarët e tjerë të lartë.

Sipas raportimeve, agjentët e Shërbimit Sekret ndërhynë menjëherë duke evakuuar Trumpin, zëvendëspresidentin JD Vance dhe anëtarë të kabinetit, ndërsa në sallë u dëgjuan thirrje “të shtëna”, raporton CNN.

Autoritetet konfirmuan se i dyshuari është arrestuar dhe situata është vënë nën kontroll. Trump deklaroi se është i sigurt dhe lavdëroi reagimin e shpejtë të forcave të sigurisë.

Ngjarja ndodhi në hotelin Washington Hilton, ku po mbahej eventi me mbi 2 mijë pjesëmarrës, duke shkaktuar panik dhe ndërprerjen e menjëhershme të aktivitetit.

Presidenti Donald Trump në një deklaratë, pas rastit, ka thënë se personi i armatosur me shumë armë është kapur nga Shërbimi Sekret.

"Në dritën e ngjarjeve të kësaj mbrëmjeje, unë kërkoj që të gjithë amerikanët të angazhohen me zemër në zgjidhjen paqësore të dallimeve tona", ka deklaruar Trump.

Presidenti ka ndarë edhe një fotografi të personit të dyshuar për të shtënat dhe pamje të asaj që duket të jetë fillimi i të shtënave.

Video nga Facebook


MË SHUME NGA Lajme