Mbrëmje librash dhe aktivitete kulturore në Prishtinë
Kimete Kasumi/ RTKlive
Në Lavjerr’s sonte nga ora 18:00 do të mbahet një mbrëmje e veçantë kushtuar librit dhe komunitetit, në kuadër të aktiviteteve që synojnë promovimin e leximit dhe kulturës.
Ky aktivitet u jep mundësi pjesëmarrësve të sjellin deri në pesë libra dhe t’i shkëmbejnë me të tjerët, duke diskutuar për titujt e lexuar dhe duke rekomanduar libra të rinj. Përveç aspektit edukativ, eventi ka edhe karakter social, duke bashkuar lexues të moshave dhe prejardhjeve të ndryshme.
Sipas Sahatçiut, interesi për këtë iniciativë është në rritje, me pjesëmarrje dhe interesim gjithnjë e më të madh nga të rinjtë. Librat që qarkullojnë përfshijnë zhanre dhe gjuhë të ndryshme.
Përveç “Book Swap”, hapësira e Lavjerr’sit shërben edhe si qendër artistike, ku organizohen ekspozita, mbrëmje poetike, muzikë dhe aktivitete të tjera kulturore.
Aktualisht janë të ekspozuara punimet e artistit Arben Llapashtica, ndërsa për muajin maj pritet një ekspozitë e re.























