12:38 / 29.04.2026
Baleti i Kosovës sjell premierën ‘Bletë’ në Ditën Botërore të Vallëzimit
Kimete Kasumi/ RTKlive
Baleti Kombëtar i Kosovës sonte prezanton premierën e parë për vitin 2026.
E titulluar “Bletë” kjo shfaqje vjen në Ditën Botërore të Vallëzimit, në një mbrëmje me dy shfaqje: “We will never give up on love” me koreografi nga Erion Kruja, dhe “Bletë” me koreografi nga Clebio Oliveira me asistente Lela Di Costanzo.
Ngjarja mbahen në Amfiteatrin e Pallatit të Rinisë, duke filluar nga ora 20:00, ndërsa repriza e parë jepet nesër.























