Filharmonia e Kosovës hap festivalin “4 Traditions” në Krakov
BKT
Kulturë

Filharmonia e Kosovës hap festivalin “4 Traditions” në Krakov

Valbona Thaçi/ Rtklive.com

Ansambli Vokal i Korit të Filharmonisë së Kosovës do të performojë sonte në hapjen e edicionit të gjashtë të Festivalit “4 Traditions” në Filharmoninë e Krakovit.

Nën drejtimin e Rafet Rudit, ansambli do të sjellë një program me këngë tradicionale shqiptare, duke kontribuar në frymën e festivalit që promovon tradita orientale, hebraike, ortodokse dhe latine.

Kjo pjesëmarrje shënon një prezantim të rëndësishëm të kulturës kosovare në skenën ndërkombëtare.


MË SHUME NGA Kulturë