Eurovision 2026: Sytë nga Alis në gjysmëfinalen e dytë
BKT
Kulturë

Eurovision 2026: Sytë nga Alis në gjysmëfinalen e dytë

Emine Hoti/RTKlive

Mbrëmë është mbajtur nata e parë gjysmëfinale e Eurovision Song Contest 2026 në Vjenë të Austrisë, ku u zgjodhën 10 finalistët e parë të garës evropiane të muzikës.

Mes shteteve që siguruan kualifikimin në finale janë Suedia, Greqia, Polonia, Serbia dhe Izraeli, ndërsa pesë vende i dhanë fund garës në gjysmëfinale.

Tashmë vëmendja zhvendoset te gjysmëfinalja e dytë, ku Shqipëria do të përfaqësohet nga Alis me këngën “Nan”, që pritet të ngjitet në skenën e Vjenës të enjten mbrëma.

Kjo performancë, e cila i dedikohet figurës së nënës, pritet me interes të jashtëzakonshëm, ndërsa artistit i duhet mbështetja për t’u kualifikuar mes më të mirëve në finalen e madhe të së shtunës.


MË SHUME NGA Kulturë