Ministria e Kulturës dhe Turizmit organizon aktivitete për Ditën e Muzeut
BKT
Kulturë

Ministria e Kulturës dhe Turizmit organizon aktivitete për Ditën e Muzeut

Kimete Kasumi/ RTKlive

Ministria e Kulturës dhe Turizmit e Kosovës ka njoftuar për organizimin e aktiviteteve të veçanta në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Muzeut.

Sipas njoftimit, aktivitetet synojnë ta afrojnë publikun me koleksionet, historinë dhe trashëgiminë kulturore.

"Vizita, programe dhe ekspozita të hapura janë një mundësi për ta parë muzeun jo vetëm si hapësirë ruajtjeje, por si vend aktiv të jetës kulturore", thuhet në njoftim.

Ministria ka ftuar qytetarët që të bëhen pjesë e aktiviteteve të planifikuara në shënim të kësaj dite.


MË SHUME NGA Kulturë