09:37 / 19.05.2026
Gjakova sonte me koncert koral në Tiranë për “Jordan Misja”
Sh.G|RTKlive
Kori i Shkollës së Mesme të Muzikës “Prenk Jakova” nga Gjakova do të performojë sonte me një koncert koral në kuadër të 80-vjetorit të Shkollës Artistike “Jordan Misja” në Tiranë, duke sjellë në skenë traditën dhe kulturën e qytetit.
Kori do të drejtohet nga Kastriot Sada si dirigjent dhe me korepetitor Lian Juniku.
Koncerti do të mbahet në Shkollën Artistike Jordan Misja në Tiranë, prej orës 13:00.
Ky aktivitet përkrahet nga komuna e Gjakovës, përkatësisht drejtoria e Arsimit.























