Kurti: Çmimi për filmin “Dua”, sukses historik për kinematografinë tonë
RTKLive
Dua, filmi i parë nga Kosova që është përzgjedhur ndonjëherë në Javën e Kritikës në Cannes, ka fituar çmimin SACD për skenarin, të shkruar nga Blerta Basholli në bashkëpunim me Nicole Borgeat.
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, e cilësoi sukses historik për kinematografinë tonë këtë çmim.
"Filmi “Dua” i regjisores Blerta Basholli sapo fitoi çmimin prestigjioz “SACD Award” në garën “Semaine de la Critique” në Cannes Film Festival, një nga platformat më të rëndësishme në botë për zërat e rinj të kinemasë. Urime fitueseve, autoreve Blerta Basholli dhe Nicole Borgeat. Urime gjithë ekipit të filmit!", tha ai.
“Dua” sjell një histori të ndjeshme dhe të fuqishme nga Prishtina e viteve ’90, duke dëshmuar edhe një herë forcën e tregimeve tona në skenën ndërkombëtare.
"Ky çmim vlerëson autorët me vizion origjinal dhe skenar të jashtëzakonshëm, dhe tashmë emri i Blerta Bashollit vazhdon të shkruajë historinë e filmit Kosovar", ka shkruar Kurti në facebook.























